
Edhe para 47 vitesh në Kosovë bëhej thirrje për kursim të rrymës, por me humor

Gazeta “Zëri i Rinisë” që botohej në Kosovë gjatë viteve 70-të bënte thirrje për kursim të rrymës por me dozë humori.
Në një apel për kursim të botuar në këtë gazetën në vitin 1975 u bënte thirrje qytetarëve që pasi të mbarojë programi në televizion të fikin dritat, bojlerin dhe të bijnë të flenë.
Madje në këtë gazetë atij që e kursente rrymën vlerësohej si njeri i shkëlqyeshëm.
(Kosova Sot Online)