Krasniqi: Rryma do të shtrenjtohet për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 18:25
Krasniqi: Rryma do të shtrenjtohet për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie

Në rrjetet sociale ka nisur të shpërndahet një video e kryetarit të Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, e dhënë në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar.

Në një fjalim të tij para deputetëve në debatin për energjinë elektrike, ai paralajmëronte shtrenjtimin e rrymës për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie.

“Dhe a e din çka do të ndodh? Dhe ajo që po shihet si tendencë e kësaj Qeverie. Ju do ta shtrenjtoni rrymën për qytetarët e Kosovës. Kërkesën për me shtrenjtua rrymën për 7% që ka qenë para se me ra blloku i dytë i Kosovës B tashmë e keni në proces. Dhe kjo e tregon më së miri paaftësinë dhe mos përgatitjen e moskompetencën tuaj për me adresu këtë çështje. Dhe ne sot prapë duke qenë opozitë që mbi të gjitha e ka interesin e qytetarëve para vendimeve e veprimeve ditore politike e partiake ju themi mbështetjen do ta keni për veprime të drejta që së paku i trajtojnë dy çështje: Sigurojnë furinizim me energji për qytetarët e Kosovës dhe nuk lejojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Për gjërat tjera absolutisht do të jemi kundër dhe nuk do të keni asnjëherë mbështetje”, ishte shprehur Krasniqi.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar këtë javë rritjen e tarifave për qytetarët e Kosovës deri në 87% duke nxitur një valë reagimesh të mëdha në vend që janë kundër kësaj. 

(Kosova Sot Online)