“Kosova e Re” rrëzohet edhe në Supreme, e humb betejën e fundit me BQK-në

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 16:46
“Kosova e Re” rrëzohet edhe në Supreme, e humb betejën e fundit me BQK-në

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të bazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësorë paditësit-propozuesit, Shoqëria “Fitoroja” e përfaqësuar nga Naser Maloku, aksionar i vetëm i kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”, ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit.

Kjo njëherit ka qenë beteja e fundit ligjore e kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”me Bankën Qendore të Kosovës, pasi që kjo e fundit vitin e kaluar ia kishte revokuar licencën për shkak tëpaaftësisë së kompanisë për t’i përmbushur kërkesat ligjore për kapital të përcaktuara me Ligj.

Ndryshe, Kompania e sigurimeve “Kosova e Re”, ishte nën administrim të përkohshëm nga Banka Qendrore e Kosovës që nga 1 nëntori i vitit 2020 deri më 30 prill të 2021.


(Kosova Sot Online)