Dhurohen 70 motokultivatorë dhe freza për fermerët e Deçanit

  • A.P /
  • 19 janar 2022 - 17:28
Dhurohen 70 motokultivatorë dhe freza për fermerët e Deçanit

Komuna e Deçanit ka dhuruar sot 70 motokultivatorë dhe freza për fërmerët e Deçanit. Në ceremoninë e ndarjes kanë qenë të pranishëm kreu i Komunës, Bashkim Ramosaj dhe Drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rifat Stojkaj.

“70 Motokultivatorë dhe Freza për fermerët tanë!

Të dashur fermerë,Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të fillosh vitin duke dhuruar, e këtë herë me shpërndarjen e 70 Motokultivatorëve dhe Frezave për ju.Sot, jam jashtëzakonisht i lumtur që bashkë me kryetarin z.Bashkim Ramosaj dhe stafin e Drejtorisë së Bujqësisë edhe njëherë po i qëndrojmë besnik fjalës sonë. Ne jemi zotuar që të zhvillojmë potencialin tuaj në zhvillimin e veprimtarisë që ju bëni. Jemi në detyrë për ju. Progresi juaj është progres për vendin tonë. Andaj bashkë si përherë do të fuqizohemi.I gëzofshit e paçim ditë edhe më të mira!”, ka shkruar Stojkaj.

(Kosova Sot Online)