Ambasadori Hovenier takohet ministrin Sveçla, ripërsërit mbështetjen e ShBA-së

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 17:32
Ambasadori Hovenier takohet ministrin Sveçla, ripërsërit mbështetjen e ShBA-së

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka takuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla ku në takim ka falenderuar Kosovën për strehimin e refugjatëve afganë.

Ambasadori Hovenier dhe ministri Sveçla kanë diskutuar edhe bashkëpunimin për luftën kundër krimit të organizuar

“Me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e falenderova Kosovën për strehimin e përkohshëm të afganëve, ripërsërita përkrahjen e ShBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe diskutuam bashkëpunimin kundër terrorizmin, luftën kundër krimit të organizuar dhe fuqizimin e mëtejmë të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Hovenier.


(Kosova Sot Online)