Bedri Hamza infektohet për herë të dytë me Covid-19

  • A.P /
  • 19 janar 2022 - 17:45
Bedri Hamza infektohet për herë të dytë me Covid-19

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza është infektuar me Covid-19.

Për kët ai ka njoftuar vetë përmes Facebook-ut, ku ka thënë se kjo është hera e dytë që infektohet.

“Të dashur qytetarë, edhe pse i vaksinuar me dy dozat e vaksinës, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, jam testuar dhe kam rezultuar për herë të dytë pozitiv me Covid-19”, ka shkruar ai.

“Jam në vetizolim dhe aktivitetet jam duke i vazhduar nga shtëpia, në koordinim me nënkryetarin dhe drejtorët komunal”, ka shtuar Hamza.

Kryetari i Mitrovicës i ka lutur qytetarët që të kujdesen për shëndetin e tyre.

(Kosova Sot Online)