Ministria e Shëndetësisë heq mundësinë që qytetarët t’ia komentojnë postimet

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 17:56
Ministria e Shëndetësisë heq mundësinë që qytetarët t’ia komentojnë postimet

Ministria e Shëndetësisë heq mundësinë që qytetarët t’ia komentojnë postimet

Faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë në rrjetin social “Facebook” ka hequr mundësinë e qytetarëve që të komentojnë në postime.

Një gjë e tillë është vërejtur ditëve të fundit, ku pas rritjeve të rasteve pozitive me COVID-19, faqja zyrtare ka limituar komentet kështu hequr mundësinë e qytetarëve të komentojnë në postime.

Hera e fundit kur qytetarët kanë mundur të komentojnë në publikimin e rasteve nga ana e MSH-së është më 9 janar, në ditën kur dolën 304 raste aktive. Ndërsa në postimet e tjera ka qenë e mundur edhe ditën e djeshme në takimin që kishte Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi me ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Por, që qytetarët kanë reaguar në mënyra tjera duke shpërndarë postimet e MSH-së dhe me ‘emoji reacts’.

Komentet në postimiet e MSH-së.

Ndërsa, një gjë tjetër që vërehet është se ditën e djeshme në publikimin e raportit 24 orësh, është një koment i një qytetari i cili ka emblemën e ndjekësit, që duket se për të komentuar në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë tani e tutje duhet të kemi këtë emblemë e cila ‘fitohet’ duke qenë ndjekës aktiv i faqes.

Komenti i qytetarit në postimin e raportit 24 orësh të MSH-së më 18 Janar.

Theksojmë se Kosova sot ka regjistruar rekord të rasteve të reja me COVID-19 që nga viti i kaluar. Vendi raportoi mbi 2 mijë raste të reja të infektuara me këtë virus sot nga testimi i 9.194 mostrave.

(Kosova Sot Online)