Tullacit i prihet koka pasi vrasësit menduan se kishte ar në kafkë

  • A.P /
  • 20 janar 2022 - 23:07
Tullacit i prihet koka pasi vrasësit menduan se kishte ar në kafkë

Një burrë në Mozambik humbi kokën për shkak të një besimi supersticioz se tullacët kanë ar brenda kafkës së tyre.

Një hetim ka nisur për krimin shqetësues pasi burri u vra nga disa kriminelë që planifikuar ta shisnin kokën e tij në Mali. Por blerësi u zhduk përpara se të ndodhte ndonjë transaksion, raporton the South African.

Vrasësit thuhet se e hodhën kokën në qytetin qendror të Malit, Muandiwa.

Vrasja për organet e njerëzve ka qenë prej kohësh një problem në shumë pjesë të Afrikës, ndërsa ata me albinizëm shpesh janë në shënjestër të veçantë.

Komunitetet në të gjithë kontinentin, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Tanzaninë, Nigerinë dhe Ugandën, besojnë se ‘mjekët’ mund të përdorin pjesë të trupit për të arritur gjëra të tilla si pasuria, fertiliteti, fuqia dhe më shumë.

(Kosova Sot Online)