Parashikimi i motit – reshje bore dhe ditë të akullta në vazhdim

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 20:35
Parashikimi i motit – reshje bore dhe ditë të akullta në vazhdim

Të enjten mbetet mot i qëndrueshëm. Nga dita e premte priten reshje bore, e në fundjavë sërish ditë të akullta.

Sipas Prishtina Weather moti i qëndrueshëm që po mbretëron ditën e mërkurë, mbetet edhe ditën e enjte, me ngrica orëve të mëngjesit, e gjatë ditës edhe jo aq i ftohtë.  Mirëpo në mbrëmje pritet të fillojnë reshje shiu, që gjatë natës edhe shndërrohen në borë, që shoqërohen edhe me erë të fuqishme veriore.  Reshjet e borës vazhdojnë deri mëngjesin e së premtes. 

Nga dita e premte edhe do të mbajë mot më i ftohtë, e në fundjavë edhe rikthehen ditët e akullta, me acar të vërtetë dimëror, e kohë pas kohe edhe me reshje të dobëta bore.

(Kosova Sot Online)