Azemi: Kriza energjetike nuk erdhi brenda natës, institucionet nuk u përgatitën

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 21:02
Azemi: Kriza energjetike nuk erdhi brenda natës, institucionet nuk u përgatitën

Visar Azemi, drejtor ekzekutiv në Balkan Green Foundation thotë se institucionet vendase nuk u përgatitën për krizën energjetike.

“Kriza energjetike nuk ka ndodhur brenda natës. Ka qenë e paralajmëruar globalisht në shumë mediume se çmimet e energjisë, gazit, naftës janë duke shkuar në tavan dhe duhet të bëjnë  shtetet diçka”, tha Azemi.

“Shtetet të cilat kanë qenë mirë të organizuara kanë filluar me ndërmarrë masat e tyre , por çka kemi parë në Kosovë është se nuk janë paralajmëruar institucionet përgjegjëse që janë përgjegjëse për distribuimin dhe furnizimin e energjisë elektrike. Pra në këto raste është dashtë që edhe Rregullatori edhe Qeveria edhe të gjitha institucionet të paralajmërojnë KEDSin, KESCO’n se çmimet do të rriten dhe të punojnë bashkë në mënyrë që të arrijnë kontrata, marrëveshje më afatgjate për ta tejkaluar këtë gjendje”, tha Azemi.


(Kosova Sot Online)