Nuk i japin vizën gjermane, dështon gjykimi i kosovarit për tentimvrasjen e policit

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 09:45
Nuk i japin vizën gjermane, dështon gjykimi i kosovarit për tentimvrasjen e policit

I dyshuari ishte kthyer në Kosovë dhe nuk kishte mundur të merrte vizë për të shkuar në Gjermani. Gjykata tani planifikon të përfshijë Ministrinë e Jashtme.

Në Gjykatën Rajonale të Hanoverit ka dështuar të mërkurën gjykimi i kosovari të akuzuar për tentim të vrasjes.

Personi në fjalë akuzohet se ka qëlluar pas shpine një polic në Hanover në vitin 1984, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2019, tentimi për vrasje të policit u gjykua për herë të parë pas dekadash hetimesh.

Në atë kohë njeriu u shpall i pafajshëm, shkruan ndr.de.

Prokuroria publike e apeloi me sukses vendimin e gjykatës. Një rigjykim i rastit në gjykatë ka dështuar vitin e kaluar për arsyen se i akuzuari nuk ka mundur të hyjë në vend nga Kosova për shkak të pandemisë.

Sipas gjykatës, është e paqartë pse ai ka munguar këtë herë.
Në vitin 1984, J. S.  kishte hyrë në një dyqan bashkë me një person tjetër. Polici Wolfgang D. (banonte sipër dyqanit) i kishte befasuar hajdutët por ishte qëlluar prej tyre, përcjell albinfo.ch. S. pas kësaj kishte ikur në Kosovë. Ai u kap dhe u ekstradua në vitin 2016.

Në procesin e parë gjyqësor në vitin 2019, Gjykata e Qarkut e kishte shpallur atë të pafajshëm edhe pse dëshmitari D. ishte i sigurt: ai ishte duke e mbajtur personin tjetër, më të gjatë (1.78 m) kur më i vogli me trup (J. S. që ishte 1.62 m)  e kishte qëlluar nga pas. Argument i dobët për gjykatën, ky.

Prandaj i akuzuari ishte shpallur i pafajshëm.

Pasi BGH e rrëzoi vendimin, qe shpallur mbajtja e seancës së re. Por, i dyshuari për gjuajtje me armë drejt policit ishte kthyer në Kosovë dhe me gjasë nuk kishte mundur të merrte vizë për të ardhur në Gjermani. Gjykata tani planifikon të përfshijë Ministrinë e Jashtme.

(Kosova Sot Online)