Arrestohet 36-vjeçari në Viti, grabiti të holla në një barnatore

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 10:04
Arrestohet 36-vjeçari në Viti, grabiti të holla në një barnatore

Më 19.01.2022 rreth orës 19:33h, Policia e Kosovës në Viti është informuar se është grabitur një barnatore në Viti nga një person i maskuar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe njësia e hetimeve nga stacioni Policor i Vitisë ku sipas informatave të para  i dyshimti ka arritë që punëtores së kësaj barnatore përmes kërcënimit ti grabis 140€ Euro, i njëjti pasi i ka marrë parat nga arka është larguar në drejtim të panjohur.

Patrullat Policore së bashkua me njësitin e hetimeve përmes rrugëve operative në një kohë të shpejt  kanë arrite të sigurojnë  informata të qëndrueshme për identitetin e të dyshimtit .

Është arrit që të arrestohet i dyshimti F.R (1986) i dyshuar për rastin Grabitje.

 I njëjti në prezence të avokatit mbrojtës, është intervistuar nga njësia e hetimeve  në stacionin policor në Viti.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për krime të rënda i cili ka marr vendim për ndalim për 48h orë. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)