Babai nga Ferizaj raporton në polici se i janë zhdukur dy vajzat

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 10:22
Babai nga Ferizaj raporton në polici se i janë zhdukur dy vajzat

Një burrë nga Ferizaj ka raportuar në polici se dy vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Ferizaj , 19.01.2022-00:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, dy vajzat e tij kanë dal nga shtëpia dhe  dihet vend-ndodhje e tyre. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)