Gjilanasi kërcënon bashkëshorten, i gjendet dhe konfiskohet një pushkë gjuetie

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 10:33
Gjilanasi kërcënon bashkëshorten, i gjendet dhe konfiskohet një pushkë gjuetie

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili ka kërcënuar bashkëshorten.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 19.01.2022-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten  viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)