Zbulohet një shkëmb i rrallë koral në Tahiti

  • G.G /
  • 20 January 2022 - 13:35
Zbulohet një shkëmb i rrallë koral në Tahiti

Shkencëtarët kanë zbuluar një shkëmb koralor gjigant, të shëndetshëm në formë trëndafili, më shumë se 30 metra thellë në brigjet e Tahitit, një zbulim i rëndësishëm pasi shkëmbinjtë koralorë vuajnë nga ndryshimet klimatike.

“Është një nga shkëmbinjtë koralorë më të mëdhenj në botë, më shumë se 30 metra i thellë. Gjendja perfekte e koraleve në formë trëndafili dhe shtrirja e zonës që mbulojnë e bëjnë këtë një zbulim shumë të pazakontë”, thuhet në një deklaratë nga UNESCO, që mbështet misionin shkencor.

“Është një zonë pak e eksploruar. Ajo që ne dimë mirë janë zona midis zeros dhe 30 metrave”, tha për AFP Laetitia Hedouin, një biologe detare dhe specialiste e koraleve në qendrën franceze të kërkimit CNRS dhe organizatës kërkimore mjedisore CRIOBE.

https://www.youtube.com/watch?v=ulE6cxjB9hI&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)