Shifra alarmante: Mbi 2 mijë e 700 raste të reja me COVID -19 në Kosovë

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 14:52
Shifra alarmante: Mbi 2 mijë e 700 raste të reja me COVID -19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2,708  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi:

20 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.

 Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.                                                                                                  

 Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.

 Në total numri i rasteve aktive është 9.771.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)