Gërvalla lajmërohet pas takimit me kryediplomatin grek në Athinë

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 15:19
Gërvalla lajmërohet pas takimit me kryediplomatin grek në Athinë

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka takuar sot në Athinë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin thotë se ka pasur një bisedë shumë të frytshme.

Gërvalla thotë se lidhjet e lashta në mes të dy popujve e forcojnë edhe më tej miqësinë tradicionale.

“Ne presim të zhvillojmë raportet tona në dobi të popullit tonë dhe vendeve tona”, ka shkruar Gërvalla pas takimit.

(Kosova Sot Online)