Thaçi: LDK e viteve ’90 e ka pranuar nënshtrimin, kjo nuk i falet

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 21:26
Thaçi: LDK e viteve ’90 e ka pranuar nënshtrimin, kjo nuk i falet

Jusf Thaçi thotë se LDK’së së viteve ’90 nuk i falet që pranoi që populli shqiptar të nënshtrohej.

“Personalisht problemin më të madh me LDK’në e viteve ’90 e kam me atë se ka qenë një periudhë kur në mënyrën më brutale shqiptarët e Kosovës janë përdhosë, janë denigru, janë poshtëru prej pushtetit serb të aso kohe, dhe s’ka pasur asnjë reagim dhe qasja e LDK’së ka qenë se ky nënshtrim duhet të pranohet për hir të ruajtjes së qetësisë për hir të ruajtjes së jetës së individit”, tha Thaçi.

“Nuk është që shqiptarët edhe në periudhat e tjera s’kanë qenë të poshtëruar e të pushtuar e të keqpërdorur nga pushtuesit, veçse ekziston një dallim esencial. Në periudhat e tjera ata pak intelektualë kanë refuzuar me pranu nga ana e popullatës shqiptare këtë poshtërim ndërkohë që në vitet ’90 ka ndodhur e kundërta. LDK’ja e ka përligj moralisht pranimin e këtij poshtërimi e nënshtrimi dhe kjo besoj unë është gjëja më e rëndësishme ëpr të cilën vështirë mund të amnistohet LDK’ja e viteve ‘90”, tha Thaçi.

“LDK’ja pretendonte se Kosova do të çlirohej pa luftë. Kjo në rastin më të mirë ishte naivitet. Unë s’besoj të ketë qenë naivitet, por ishte një mashtrim kolektiv i të gjithë qytetarëve të Kosovës, sepse të pretendosh se do të çlirohesh pa luftë si një krahinë autonome brenda Serbisë ndërkohë që Serbia po zhvillonte luftë edhe me Republikat e Jugosllavisë me të cilat  kishte shumë më pak të drejta juridike, dmth ishte absolutisht mashtrim”, theksoi ai.

“Ajo që ja vë kupolën që sipas meje përfaqëson LDK’ja, është që ajo që quhet vizioni i LDK’së doli humbës, sepse Kosova megjithatë nuk u çlirua pa luftë, nuk u çlirua me mjete pacifiste. Këta e quajnë pacifiste e në fakt ishin nënshtruese por u çlirua me luftën e UÇK’së të përkrahur nga NATO. Edhe në fund doli si humbëse”, tha Thaçi.

(Kosova Sot Online)