Thaçi ende i befasuar nga LDK-ja e 98-s: Organizoi zgjedhje pas vrasjes së Adem Jasharit

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 21:49
Thaçi ende i befasuar nga LDK-ja e 98-s: Organizoi zgjedhje pas vrasjes së Adem Jasharit

Opinionisti Jusuf Thaçi ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi organizoi zgjedhje në Kosovë pas vrasjes së familjes Jashari në Prekaz dhe masakrave të Serbisë në Çirez dhe Likoshan.

Thaçi ka thënë se kjo ka treguar që LDK ishte shkëputur me përjetimet e popullit, gjë që e kishte dalluar si lëvizje politike gjatë fillimit të viteve të 90-ta.

“Unë e kuptoj se si lider e ka pasur të vështirë të drejtojë popullin drejt luftës për liri. Ne nuk ishim për luftë duhet ta pranojmë. Në gjithë historinë tonë kemi bërë vetëm luftëra kur kemi qenë afër zhdukjes si popull. Pra, luftëra për ekzistencë. Mund ta kem gabim, por ishte rreth vetëm 1% e popullatës që u reshtua prapa UÇK-së. Por, si lider duhet të kemi parasysh që ai drejton popullin drejt vendimeve të rëndësishme dhe nuk e bëri në kohën më të nevojshme”, thotë ai.

Thaci ka thënë se organizimi i zgjedhjeve pas masakrave që ndodhën në Kosovë, e që zgjuan kryengritje në popull nuk i falet Rugovës.

“Ndërkohë që ndodhën masakrat në Likoshan e Çirez e pastaj vrasja e familjes Jashari në Prekaz, LDK organizoi zgjedhje në Kosovë”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)