Veteranit nuk i lëshohet vërtetimi nga Qeveria për një “ë”

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 22:13
Veteranit nuk i lëshohet vërtetimi nga Qeveria për një “ë”

Ish-ushtari i UÇK-së nga Klina, ankohet se Qeveria s’po i lëshon vërtetim të veteranit.

Dokumentin që ia dëshmon një kontribut të madh për atdhe, e mban gjithnjë me vete.

Edhe të enjten Shkëlzen Gashi, derisa tenton të marrë vërtetimin që është veteran nga Qeveria, pranë ka sjellë një sërë dëshmish.

Por për të tretën herë, atë po e kthejnë mbrapa.

I mllefosur në zyrën e UÇK-së në Qeveri, ai thotë se vërtetimin s’po ia lëshojnë për shkak të një shkronje të shtypur gabimisht.

Ish-ushtari i UÇK-së që vjen nga Klina, thotë se ky vërtetim po i duhet për të dalë jashtë vendit.

Sipas tij, është papërgjegjësi e madhe nga ana e Qeverisë që si veteran të trajtohet në këtë mënyrë.

Televizioni gjatë ditës ka tentuar të kontaktojë me Zyrën e Veteranëve në Qeveri, mirëpo ata nuk ishin të qasshëm.


(Kosova Sot Online)