Gashi: Pjesa më e madhe që e votuan LDK-në pas lufte e panë NATO-n si çlirimtare, e jo UÇK-në

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 22:24
Gashi: Pjesa më e madhe që e votuan LDK-në pas lufte e panë NATO-n si çlirimtare, e jo UÇK-në

Shkelzen Gashi ka theksuar se pjesa më e madhe e qytetarëve që pas lufte e votuan LDK-në, e kanë pa NATO-n si çlirimtare, e jo UÇK-në.

Gashi tha se ekzistojnë 72 mijë fotografi për Kosovën e pasluftës, ku gjatë periudhës menjëherë pas luftës, gjejmë fotografi të qytetarëve t’u i dashtë trupat e KFOR-it.

“Është një website norvegjez, ku janë 72 mijë fotografi për Kosovën. Ka një vit që shoh shumë fotografi aty, çka shoh është shumë interesant, sidomos te kjo periudha e pasluftës. Aty gjejmë fotografë më të mirë të botës, fotografë vendorë e ndërkombëtarë”, është shprehur Gashi.

Gashi gjithashtu tha se fotografi të tilla fotografi, qytetarë të përqafuar me ushtarë të UÇK-së, nuk gjejmë.

“Shohim plot fotografi të pasluftës, kur futen trupat e KFOR-it, qytetarët t’u i përqafu, t’u i puth, t’u i kesh, e t’u i dashtë. Por, ti s’mundesh me gjetë qasi fotografi me pjesëtarë të UÇK-së”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, ne s’gjejmë fotografi të qytetarëve duke i përqafuar pjesëtarët e UÇK-së, sepse pjesa më e madhe e atyre që e kanë votuar LDK-në pas lufte, e kanë pa NATO-n si çlirimtare, e jo UÇK-në.

“Sepse pjesa më e madhe që e kanë votuar LDK-në pas luftë, e kanë pa NATO-n si çlirimtare e jo UÇK-në”, theksoi Gashi.

(Kosova Sot Online)