Bekim Jashari e zbulon se kush nga ish-krerët e UÇK-së e kanë telefonuar nga Haga

  • G.G /
  • 21 January 2022 - 11:13
Bekim Jashari e zbulon se kush nga ish-krerët e UÇK-së e kanë telefonuar nga Haga

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka folur për Gjykatën Speciale dhe ka treguar se me cilët nga ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë, ka biseduar përmes telefonit.

Jashari ka zbuluar se tre nga ish-krerët e UÇK-së që ndodhën në paraburgim në Hagë e kanë telefonuar, derisa të tjerët jo.

Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Rexhep Selimi janë të vetmit që e kanë telefonuar gjatë kësaj kohe Bekim Jasharin.

“Kontakte kam, disa më kanë thirr. Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Rexhep Selimi më kanë telefonuar. Kemi kontakte kohë pas kohe kur ata kanë mundësi me thirr. Por çka t’ju bësh, në telefon përpos që t’u urosh shëndet dhe kurajo”, ka thënë Jashari për ATV.

(Kosova Sot Online)