Lexoni edhe:
Tronditet dhëndri, zbulon se 'gruaja' e tij është burrë
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes së tij.
Presidentja Osmani tha se presidenti Rugova arriti ta bëjë bashkë popullin e Kosovës dhe të ndërtoj miqësi. Ndërkaq kryeministri Albin Kurti tha se Ibrahim Rugova para se të ishte president ishte intelektual, njeri paqësor dhe i qetë, racional e humanist dhe dha kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
Tronditet dhëndri, zbulon se 'gruaja' e tij është burrëLexoni edhe:
“Sot është 16 vjetori i shkuarjes në amshim të arkitetektit të pavarësisë së Kosovës presidentit tonë historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai punoi dhe veproi në një kohë të vështirë për popullin e Kosovës por përkundër kësaj ai arriti ta bëjë bashkë popullin e Kosovës dhe arriti të ndërtoj miqësi të mëdha për të arritur lirinë dhe pavarësinë. Kujtimi për të do të jetojë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve të Kosovës përjetësisht”, tha Osmani.
“Presidenti Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Kosovës i zgjedhur me votë popullore i zgjedhur në maj 1992 dhe më pas është edhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar i zgjedhur nga Kuvendi më 4 mars 2002. Dr. Ibrahim Rugova edhe para se të ishte president ishte intelektual i angazhuar njeri paqësor dhe I qetë racional dhe humanist. Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe në ndërkombtarizimin e çështjes së Kosovës. Ne e shënojmë 16 vjetorin e vdekjes së tij në të njëjtën kohë ndodhemi në një vit kur do ta shënojmë 20 vjetorin e tij si president i parë me 4 mars dhe gjithashtu 30 vjetorin e tij si president i parë me 24 maj. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani në nderim të Dr. Ibrahim Rugovës te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”, ka thënë Kurti.
(Kosova Sot Online)