Fillon takimi lidhur me shqyrtimin e masave të reja

  • G.G /
  • 21 January 2022 - 13:39
Fillon takimi lidhur me shqyrtimin e masave të reja

Sapo ka filluar takimi i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë Covid19.

Mësohet nga burimet se takimi ku po diskutohen propozimet e masave të reja antiCovid po mbahet online.

Ky është takimi i dytë radhazi. Edhe gjatë ditës së djeshme janë diskutuar masat të cilat kanë për synim ngadalësimin e rritjes së rasteve.

Kurse nga Ministria e Shëndetësisë për IndeksOnline kanë konfirmuar ditë më parë se gjatë kësaj jave pritet të merret vendimi për masat anticovid.

E gjithë kjo vije si pasojë e rritjes enorme të rasteve të reja me Covid19 ku 95% e tyre janë pozitiv me variantin Omicron. Vetëm dje janë shënuar 2708 raste të reja.

(Kosova Sot Online)