Zemaj: Nga paaftësia e Qeverisë kemi rritje enorme të rasteve me Covid-19

  • E.K /
  • 21 January 2022 - 14:49
Zemaj: Nga paaftësia e Qeverisë kemi rritje enorme të rasteve me Covid-19

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj ka thënë sot se Kosova është duke u përballur me rritje të jashtëzakonshme të rasteve me Covid-19 si dhe me gripin sezonal.

Ai tha se nga paaftësia e Qeverisë tani në vend ka rritje enorme të rasteve me Covid-19.

“Sot Kosova është duke u përballur më një rritje të jashtëzakonshme të të infektuarve me variantin Omicron si dhe me gripin sezonal. Nga paaftësia enrome e Qeverisë ka rritje enorme të rasteve me infeksion me Covid pozitiv. Nga informatat që vijnë nga punonjësit shëndetësorë, numri it ë infektuarve është shumë i madh me variantin Omicron, mirëpo është kamufluar edhe me gripin sezonal”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka kërkuar nga Qeveria që të merret seriozisht me pandeminë Covid-19 si dhe me gripin sezonal.

“Jemi të detyruar që t’i bëjmë apel Qeverisë në vazhdimësi që të merret seriozisht me pandeminë Covid-19 dhe me kujdesin për gripin sezonal. Institucionet e kujdesit shëndetësor janë duke u stërngarkuar dhe po përballen me fluks të madh të pacientëve. Si pasojë e mungesës së përkrahjes së MSH-së dhe Qeverisë qoftë me medikamente apo edhe me ato më elementare gjendja po vjen duke u rënduar”, theksoi Zemaj.

Më tutje, ai tha se pandemia duhet të jetë prioritet real i Qeverisë e jo vetëm prioritet deklarativ.

“Lufta kundër pandemisë duhet të jetë prioritet real e jo vetëm deklarativ. Lufta kundër pandemisë duhet të jetë betejë praktik”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)