Një burrë nga Mitrovica vdiq nga Covid-19

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 16:02
Një burrë nga Mitrovica vdiq nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në Kosovë janë shënuar 2.943 raste të reja me Covid-19.

MSH-ja ka njoftuar se nga Covid-19 ka vdekur një person i grupmoshës 70-79 vjeçar nga Mitrovica.

Kështu numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë nga fillimi i  pandemisë ka arritur në 2.997.

(Kosova Sot Online)