Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së një personi vitin e kaluar në Gjilan

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 16:21
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së një personi vitin e kaluar në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj L.J., i dyshuar për vrasjen që kishte ndodhur më 12 shtator të vitit të kaluar në një kafiteri në Gjilan.

Ai dyshohet se me armë zjarri e kishte privuar nga jeta të ndjerin B.V.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L. J., dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në një kafiteri në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjilan, 21.01.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L. J.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L. J., dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në një kafiteri në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se në bashkëveprim ka kryer veprën vrasje e rëndë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, pasi që po të gjendet në liri mund të i ikë ndjekjes penale.

(Kosova Sot Online)