Mbi 1,200 raste të reja me Covid-19 tek personat nën 19 vjeç

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 16:44
Mbi 1,200 raste të reja me Covid-19 tek personat nën 19 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe një rast i vdekjes.

1211 raste të reja me Covid-19 janë shënuar vetëm tek grupmosha 0-19 vjeç.

Për sa i përket qyteteve më së shumti raste pozitive u konfirmuan në qytetin e Prishtinës, 1042 gjithsej.

Pas Prishtinës më shumë raste pozitive pati në Mitrovicë, gjithsej 300. Në Pejë u regjistruan 226 raste të reja, ndërkaq në Prizren 209 raste e kështu me radhë.

(Kosova Sot Online)