Pse nuk preferonte ish-presidenti që të punonte në objektin e Kuvendit, tregon Mendim Rugova

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 17:54
Pse nuk preferonte ish-presidenti që të punonte në objektin e Kuvendit, tregon Mendim Rugova

Mendim Rugova, djali i presidentit historik Ibrahim Rugova ka dhënë një rrëfim lidhur me jetën dhe veprimtarinë e presidentit.

Ai ka treguar edhe arsyen pse Rugova i ka kryer detyrat e presidentit nga rezidenca e tij, e jo nga objekti i Kuvendit ku gjendet Zyra e Presidentit.

Mendimi tha se Rugova nuk e ka dashur objektin e Kuvendit për shkak se më parë aty kanë qenë të vendosur zyret e ish-regjimit.

“Më shumë e ka preferuar këtë ambient se Kuvendi i Kosovës i ka zgjuar, si të them kujtime jo të mira, po mendoj që kanë qenë organizmat e ish-sistemit. Prandaj nuk e ka preferuar dhe ka qëndruar këtu. Nuk e ka dashur atë objekt”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)