![Zbulohen të dyshuarit për armatimin e kapur në veri](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/14/200x200_auto_Manastiri-i-Banjskes-850x477-1-600x360_117006381671705256997.jpg)
Haradinaj kundër masave të reja: Qeveria po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve
![Haradinaj kundër masave të reja: Qeveria po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/19/auto_Ramushi-vs-Albini-600x3601621423214.jpeg)
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë kundër masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi sipas tij për papërgjegjësitë e tyre dhe keqmenaxhimin e situatës, qeveria po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë këto masa tashm
“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë. Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar.
Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndieshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që do të hyjnë në fuqi nga nesër. Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00.
(Kosova Sot Online)