Në Klinikën e Gjinekologjisë janë 14 gra shtatzëna të infektuar me COVID

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 21:13
Në Klinikën e Gjinekologjisë janë 14 gra shtatzëna të infektuar me COVID

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Pediatrisë janë rikthyer repartet për Covid-19. Ky virus ka prekur edhe gratë shtatzëna e fëmijët.

Shtatzënia për të është e vështirë. Pos telasheve shëndetësore që ia solli ky proces, kjo grua shtatzëne është e infektuar edhe me Covid-19.

E shtrirë në Klinikën Gjinekologjike, ndër gratë tjera, ajo po kalon një shtatzëni më të rrezikshme.

Covid-19 ka prekur edhe gra të tjera që janë në pritje të pasardhësve.

Në këtë Klinikë ka gjithsej 14 paciente shtatzëna që janë pozitive me virusin korona. Reparti i veçantë për to është funksionalizuar sërish.

Pak më tutje në QKUK është ndarë edhe një repart për fëmijë të infektuar me Covid në Pediatri

Drejtoresha e kësaj Klinike, Violeta Grajqevci-Uka, thotë se varianti i ri është më i lehtë për fëmijët

Për shkak të gripit sezonal, dallimi midis gripit dhe virusit korona është i vështirë.

Si rrjedhojë, mjekët rekomandojnë të bëhet testimi pas shfaqjes së simptomave të para.


(Kosova Sot Online)