Prishtinë: Një burrë i moshuar goditet me grusht

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 21:45
Prishtinë: Një burrë i moshuar goditet me grusht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur çaste më parë në rrugën C në Prishtinë.

Pamje të rënda janë transmetuar në media ku shihet dy persona teksa kanë dalë jashtë veturave të tyre dhe po zihen.

Njëri nga ta godet me grushte në fytyrë të moshuarin.

Për këtë rast është kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë dhënë akoma ndonjë përgjigjje.

(Kosova Sot Online)