Arrestohet 23-vjeçari që vodhi para duke kërcënuar me thikë në dy markete në Gjilan

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 22:57
Arrestohet 23-vjeçari që vodhi para duke kërcënuar me thikë në dy markete në Gjilan

Një person është arrestuar nën dyshimin për një grabitje me thikë në një market në Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur më 14 janar në rrugën ‘Avdulla Presheva’ në Gjilan, ku viktimës i janë grabitur para në vlerë rreth 150 euro.

Policia ka njoftuar se gjithashtu me datë 20 janar po në Gjilan,  është raportuar se në një market një person i maskuar me maskë e kapelë ne kokë nën kërcënimin e thikës, nga kasa kishte arritur t’i grabitë rreth 600 euro dhe ishte larguar në  drejtim të panjohur.  

Policia Rajonale e Gjilanit, përkatësisht njësitet e hetimeve pas veprimeve intenzive hetimore,grumbullimit të provave dhe dëshmive materiale në afat shumë të shkurtër kanë arritur të identifikonëj të dyshuarin e lartëshënuar G. A. (1999) me  dyshimin se ka kryer veprat penale “Grabitje”.

“Më pas , policia ka realizuar një bastisje tek shtëpia e të njëjtit , ku janë siguruar dëshmi në cilësinë e provave materisle mjeti-arma e ftohtë (thika), si dhe paratë  (gjithsejt në total 405 euro) që dyshohet se i njejti i kishte grabitur në rastin e dytë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilannë  është ndaluar për 48 orë për procedeura të mëtejme hetimore.


(Kosova Sot Online)