Zbulohen figurat nga dylli të presidentit amerikan Biden dhe zv. presidentes Harris

  • S.A /
  • 22 January 2022 - 08:46
Zbulohen figurat nga dylli të presidentit amerikan Biden dhe zv. presidentes Harris

Madame Tussauds në New York ka zbuluar figurat nga dylli të presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe të zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris, për të njohur vitin e parë të tyre në Shtëpinë e Bardhë, raporton agjencia AP.

Është traditë për Madame Tussaudsin që të krijojë figura dylli për secilin president të SHBA-së, por është hera e parë që muzeu po ashtu krijoi një figurë nga dylli edhe të zëvendëspresidentit.Vizitorët mund të pozojnë me figurat e Bidenit dhe Harrisit në një ambient që ngjason me Dhomën Ovale.

Secila figurë nga dylli ka marrë kohë afro gjashtë muaj për t’u kompletuar. Një ekip i artistëve në Londër kanë kontrolluar qindra imazhe për të krijuar figurat.

(Kosova Sot Online )