Masat e Qeverisë kur jeni në lokal: Maska e detyrueshme gjatë shkuarjes në tualet

  • E.K /
  • 22 January 2022 - 10:55
Masat e Qeverisë kur jeni në lokal: Maska e detyrueshme gjatë shkuarjes në tualet

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dje masat e reja kundër COVID-19 pas rritjes enorme të rasteve.

Ndër masat që ka marrë Qeveria janë edhe ato për gastronominë e cila lejohet të punojë deri në orën 21:00, teksa muzika duhet të ndalet në orën 20:30.

Qeveria gjithasht ka theksuar edhe masat tjera që përfshijnë qëndrimin ulur të klientëve si obligim me përjashtim të disa rasteve: Kur klienti hyn ose del nga lokali, paguan porosinë, shkon në tualet, si dhe kur është e nevoshme për siguri apo shëndet.

Gjatë këtyre lëvizjeve, Qeveria thotë se duhet bartur maska.

Masat e plota për gastronominë:

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 26.1 ose 26.2 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 26.1 ose 26.2.

Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

39.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

39.2 Ndërsa paguan porosinë;

39.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

39.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 39.1 deri 39.4 është e obliguar bartja e maskës.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 21:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën, porositë dhe personelin.

(Kosova Sot Online)