Tri shkolla në Viti kalojnë në mësim online

  • A.P /
  • 23 January 2022 - 12:10
Tri shkolla në Viti kalojnë në mësim online

Tri shkolla në Viti kalojnë në mësim online, shkak rritja e rasteve me COVID-19

Tri shkolla në Komunën e Vitisë do të kalojnë në mësimin online nga e hëna. Kjo pas rritjes së numrit të nxënësve dhe personelit arsimor të infektuar me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Komuna e Vitisë.

“Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it.

Shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim Publik nga Drejtoria Komunale e Arsimit

—————————————————————–

Shëndeti i fëmijeve është mbi të gjitha!

Duke zbatuar rekomandimet e Taskforcës së DKA-së për testimin e nxënësve, stafi i QKMF-së në koordinim të plotë me menaxhementin e shkollave po vazhdon me testime rapide në Institucionet Arsimore.

Pas  rritjës së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat:

SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti

SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc

SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan

Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it.

Shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës.

Ju lutem ti respektoni rregullat e t’a mbrojmë shëndetin e nxënsëve dhe personelit arsimor.

(Kosova Sot Online)