Mbi 1 mijë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë nën moshën 19 vjeçare

  • A.P /
  • 23 January 2022 - 17:30
Mbi 1 mijë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë nën moshën 19 vjeçare

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 2 mijë e 957 raste të reja me COVID-19.

Në mesin e të infektuarve me virus gjatë kësaj kohe janë edhe 130 fëmijë të moshës zero deri 9 vjeçare.

918 persona janë të moshës 10-19 vjeçare ndërsa 340 të moshës 20-29 vjeçare.

Komuna e Prishtinës prinë me më së shumti raste të infektuara me 953 raste, pastaj ajo e  Pejës me 349 raste dhe ajo e Fushë Kosovës me 191.

(Kosova Sot Online)