Kryetari i Bujanovcit i kërkon Kurtit të rishikohet masa për të hyrë në Kosovë me tri vaksina

  • E.K /
  • 24 January 2022 - 10:04
Kryetari i Bujanovcit i kërkon Kurtit të rishikohet masa për të hyrë në Kosovë me tri vaksina

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka shkruar kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë.

Në letrën dërguar Kurtit, ai ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve tanë.

Ai ka shkruar se i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës.

“Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Arifi.

(Kosova Sot Online)