Mbi 150 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

  • E.K /
  • 24 January 2022 - 10:18
Mbi 150 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të klinikave Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 158 pacientë, prej tyre 124 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 50 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 48 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 0 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 21 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

(Kosova Sot Online)