Miratohet Projektligji për Policinë Ushtarake në Komisionin për Siguri

  • E.K /
  • 24 January 2022 - 10:51
Miratohet Projektligji për Policinë Ushtarake në Komisionin për Siguri

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit.

Gjatë mbledhjes, kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha propozoi projektligjet për miratim.

Me shumicën e votive, u miratua Projektligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe  Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit.

(Kosova Sot Online)