“Si me lypë prej qorrit sy”, deklarata e deputetit Dimal Basha në Kuvend

  • E.K /
  • 24 January 2022 - 14:24
“Si me lypë prej qorrit sy”, deklarata e deputetit Dimal Basha në Kuvend

Në debatin që po bëhet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, rreth propozimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka përdorur një shprehje krahasuese me të verbërit, për të kritikuar opozitën.

Basha tha se të kërkosh ide nga partitë opozitare për të dalë nga kriza e energjisë elektrike, është “si me i lypë qorrit sy”.

“Ky debat është thirrë me e mbrojt konsumatorin dhe mendoj se është debat i shëndetshëm. Mirëpo, është rritë njëfarë standardi, po besoj që qytetarët po e vërejnë, se s’po folët këtu për ministra që kanë marrë tenderë nga 5 milionë, as për Pronto-bisedat, dmth jemi në pajtueshmëri se është debat i shëndetshëm, është rritë standardi. Mirëpo duhet me e ba pyetjen sa është i sinqertë debati, meqenëse duhet me kqyrë edhe kush e ka thirrë. Kryeministri tha se unë jom i mirëseardhun për ide kreative, është si me lypë prej qorrit sy… po e them këtë se s’keni pas kohë mjaftueshëm për me pas të drejtën morale me dalë me u anku për rrymën…”, ka deklaruar Basha.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme rreth propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PDK-ja, në koordinim edhe me partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK.

(Kosova Sot Online)