Eurodeputetja Von Cramon reagon pasi Kosova shënoi përparim në luftën kundër korrupsionit

  • E.K /
  • 25 January 2022 - 11:07
Eurodeputetja Von Cramon reagon pasi Kosova shënoi përparim në luftën kundër korrupsionit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon i është gëzuar përparimit të Kosovës në Indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2021 sipas Transparency International.

Von Cramon e ka quajtur si shpërblim të vogël për të gjithë në Kosovë.

“Me të vërtetë lajme të mira për Kosovën sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova ka lëvizur lartë për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Shpërblim i vogël për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar Von Cramon.

Organizata ndërkombëtare Transparency International që merre me luftën kundër korrupsionit në 180 vende të botës, ka renditur Kosovën në vendin e 87 nga 180 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Në vitin 2020 kjo organizatë kishte renditur Kosovën në vendin e 104, kështu duke shënuar përparim për 17 vende në vitin që lamë pas.

(Kosova Sot Online)