Deputetit të VV-së i merret faqja në Facebook, aty po bëhen blerje online

  • E.K /
  • 25 January 2022 - 12:04
Deputetit të VV-së i merret faqja në Facebook, aty po bëhen blerje online

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmanit i është hakuar faqja zyrtare në rrjetin social “Facebook”, para një muaji. Për këtë gjë pati njoftuar vet ai. Por tani shihet se faqja që dikur ai e përdorte për postime politike e familjare ka rënë në duar të përdoruesve të tjerë.

Në këtë faqe tashmë po bëhen reklama të rrobave për t’u shitur.

Faqja me mbi 30 mijë ndjekës e Rrahmanit nuk ka më mesazhe politike, por që vazhdon të jetë faqe që bën shitje të rrobave.  

Për hakimin e kësaj llogarie Rrahmani pati njoftuar para një muaji. Ai njoftoi se ka hapur një faqe të re në “Facebook”.

“Të dashur qytetarë, Pasi që muaj më parë më është hakuar faqja me mbi 20 mijë ndjekës, tani kjo është faqja e re ku mund të ndiqni aktivitetin tim politik dhe të komunikojmë bashkë. Sot kam nevojë që të shpërndani dhe pëlqeni faqen time ashtu që mundësia e kontaktit dhe komunikimit të jetë sa më e gjerë dhe sa më e lehtë! Falenderues si çdoherë për mbështetjen tuaj!”, pati njoftuar ai. 

(Kosova Sot Online)