Krahasimi i fuqisë ushtarake – Rusia e lë shumë prapa Ukrainën

  • G.G /
  • 25 January 2022 - 13:25
Krahasimi i fuqisë ushtarake – Rusia e lë shumë prapa Ukrainën

Mes Rusisë dhe Ukrainës, tensionet janë të larta. Shtetet perëndimore e akuzojnë Rusinë për planifikimin e një sulmi të ri kundër Ukrainës, ndonëse Moska e ka mohuar këtë akuzë. Por cila është fuqia ushtarake e këtyre dy vendeve?

Sipas një grafiku, të publikuar nga Radio Evropa e Lirë e të mbështetur në vlerësimin e faqes “Global Firepower” për vitin 2022, Rusia ka ushtri shumë më të fuqishme se Ukraina.

Në bazë të këtij burimi, Ukraina ka 200.000 ushtarë aktivë, ndërsa Rusia 850.000. Ukraina ka 50.000 paramilitarë, Rusia 250.000. Sidoqoftë, të dyja shtetet kanë numër të barabartë të ushtarëve rezervë – nga 250.000.

Sa i përket fuqisë ajrore, Rusia ka 1.511 aeroplanë sulmues, ndërsa Ukraina vetëm 98. Rusia ka 445 aeroplanë transportues, Ukraina vetëm 32. Rusia ka mbi 2.000 helikopterë, Ukraina vetëm 146.

Image

Grafiku: REL

Kur bëhet fjalë për fuqinë e trupave tokësore, Ukraina ka 2.596 tanke, ndërsa Rusia 12.420. Ukraina ka 12.303 automjete të blinduara, kurse Rusia mbi 30.000.

Dallim i madh ekziston edhe sa i përket flotës detare. Ukraina ka vetëm 38 anije të ndryshme ushtarake, ndërsa Rusia 605.

Buxheti i Rusisë për fushën e mbrojtjes është rreth 154 miliardë dollarë, ndërsa i Ukrainës 11.9 miliardë dollarë.

(Kosova Sot Online)