Policia arreston këta dy persona për grabitje

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 17:42
Policia arreston këta dy persona për grabitje

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës njofton për arrestimin e dy personave të dyshuar për grabitje.

Operacioni hetimor i stacionit policor të Fushë Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve; “A. D,  mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, B. H,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.

“Për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjti kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes së ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë, më datë 19.01.2022 rreth orës 12:30”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarve të arrestuar, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

(Kosova Sot Online)