Shala: Kriza energjetike s’ka buruar në Kosovë por ka pasur mundësi të merren masa

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 18:04
Shala: Kriza energjetike s’ka buruar në Kosovë por ka pasur mundësi të merren masa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se kriza energjetike në Kosovë ka ndodhur si pasojë e ndikimit të faktorëve të jashtëm.

Ai ka thënë se ka pasur mundësi që Qeveria të reflektonte me kohë dhe të merrte masa parandaluese.

“Kriza e përgjithshme nuk ka pasur mundësi që të tejkalohet e tëra. Ka pasur mundësi që ajo të reflektonte më butë tek ekonomia jonë, familjet tona, taksapaguesit tanë, sikur të merreshin masa parandaluese me kohë. Është e vërtet që kriza energjetike nuk ka buruar tek Kosova dhe faktorët janë jashtë, por ajo është rritur. E ka tejkaluar çdo parametër për shkak të mos menaxhimit, mospërgaditjes, mosorganizimit dhe për shkak të inteferimeve politike si në Rregullator ashtu edhe në sektorë të tjerë”, ka thënë ai.

Më tutje, deputeti i PDK-së deklaroi se situata është përshkallëzuar në sektorët e energjisë në dy vitet e fundit.

“kjo situatë në dy vitet e fundit e ka përshkallëzuar keqësimin e gjendjes energjetike në vend, jo vetëm në ZRRE por edhe në KOST në KEK, ndërmarrjet private dhe tek prodhuesit e tjerë në sektorin e private. Kemi një keqmenaxhim të skajshëm, një politizim të skajshëm dhe një paaftësi për të gjetur alternativa”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)