Kritiku më i madh i Putinit, ky është vendimi i fundit i Kremlinit ndaj Aleksey Navalny

  • 25 January 2022 - 20:40
Kritiku më i madh i Putinit, ky është vendimi i fundit i Kremlinit ndaj Aleksey Navalny

Rusia duket se i ka dhënë goditjen e fundit kritikut të saj, tashmë të burgosur, Aleksei Navalny.

Kremlini njoftoi të martën se e ka futur aktivistin në listën e terroristëve dhe ekstremistëve, së bashku me 5 bashkëpunëtorë të tjerë. Sipas autoriteteve ruse, pesë aktivistët dhe Navalny do të trajtohen njësoj me talibanët, apo ekstremistët e Shtetit Islamik.

Sipas vendimit, edhe bashkëpunëtorët e Navalnyt mund të arrestohen dhe të burgosen.

Sipas ligjeve të Rusisë, llogaritë bankare të Navalnyt dhe aktivistëve të tjerë do të bllokohen menjëherë.

(Kosova Sot Online)