Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Kurti synon që Kosova t’i afrohet Danimarkës, Finlandës, Norvegjisë

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 21:05
Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Kurti synon që Kosova t’i afrohet Danimarkës, Finlandës, Norvegjisë

Kryeministri Albin Kurti po synon që Kosova t’i afrohet Danimarkës, Finlandës e Norvegjisë sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke thënë se do të vazhdojnë të punojnë derisa të afrohen në kryes të listës.

Sipas, Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Kosova ka shënuar ngritje në vitin 2021 për 17 vende nga viti paraprak 2020. Në 2021, Kosova renditet në vendin e 87-të.

Anipse ish-kryeministri i vendit, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, meritat ia ka lënë qeverisjes së LDK-së, Kurti tha se lufta e qeverisë së tij kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dhënë rezultat.

“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe inst. korrupsioni jep rezultate. Kosova ka përmirësuar pozitën e saj me 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, nga 104 në 87. E kënaqur me këtë vlerësim të organizatave kredibile. Puna jonë vazhdon, derisa të afrohemi në krye të listës”, shkroi Kurti në një cicërimë në Twitter.

(Kosova Sot Online)