E dhimbshme: Pas një sëmundje të rëndë, ndërron jetë 8-vjeçarja nga Rahoveci

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 10:36
E dhimbshme: Pas një sëmundje të rëndë, ndërron jetë 8-vjeçarja nga Rahoveci

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Kelmendi të fshatit Kramovik, në Rahovec. Pas një sëmundje të rëndë, Troja Kelmendi, 8-vjeçare ka ndërruar jetë në njërin nga spitalet e Turqisë.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga faqja e fshatit Kramovik, ku kanë njoftuar se ende nuk dihet kur do të mbërrijë trupi i pajetë i vogëlushes, për shkak të motit që po mbretëron në Turqi.

“Pas një smundje të rëndë në moshën 8 vjeqare në një nga spitalet e Turqisë ka ndrruar jetë vajza e Mustaf Kelmendit, Troja Mustaf Kelmendi.

Në emër të të gjith banorëve të fshatit Kramovik familjes Kelmendi ju shprehim ngushëllime më të sinqerta, i madhi Zot ju dhasht forcë ta përballoni kët dhimbje.

Për shkaqe të motit të ftoft dhe me borë që po mbretëron në Turqi ende nuk dim se kur do të mbërrin trupi i pa jetë i Trojës në Kosovë

Për qdo gjë dhe datës së varrimit do të ju informojmë më kohë“, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)