Gjenerali Clark tregon se si duhet të veprojë NATO ndaj agresionit rus në Ukrainë

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 11:45
Gjenerali Clark tregon se si duhet të veprojë NATO ndaj agresionit rus në Ukrainë

Ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë, Wesley Clark, ka folur për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka treguar se si duhet të veprojë ShBA-ja dhe NATO-ja.

Gjenerali Clark që udhëhoqi bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi tha se ShBA-ja duhet të ndërmarrë hapa ndaj agresionit rus.

“ShBA duhet të shfaq evidencë në Kombet e Bashkuara dhe të marrë vullnetin e shteteve të botës për të ndalur kërcënimin e agresionit rus”, ka thënë Clark për USAtoday.

Clark shpjegoi se situata në Ukrainë është e rëndësishme për amerikanët.

“Ajo që Rusia dëshiron të bëjë është të përdorë ushtrinë e saj për të luajtur politika të pushtetit dhe për të shtypur shtetet e pavarura, për t’i marrë ato dhe për t’i bërë ato shtete vasalë, për t’i bërë ato shtete satelitore”, tha Clark.

(Kosova Sot Online)